11:17 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kamioni godet veturën rrugës për në Fushë Kosovë

Një kamion ka goditur një veturë rrugës për në Fushë Kosovë para pak minutash.

Në disa fotografi që ka siguruar IndeksOnline shihet se vetura ka pësuar dëme të mëdha.

Ndërsa, ende nuk raportohet për të lënduar.

Më tutje, lë të kuptohet se kamioni ka goditur nga mbrapa veturën./IndeksOnline/