20:37 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Kamioni i dytë që doli nga barikada pengohet nga policia serbe në Bërnjak, nuk lejohet të hyjë në Serbi

Kamioni i dytë i cili ishte larguar nga barrikada e krijuar në rrugët që qojnë në pikën kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, është bllokuar nga policia serbe.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se kamioni në fjalë po pengohet nga policia serbe, i njëjti nuk po lejohet të kalojë nga ta, kjo për faktin që atyre nuk po iu konvenon zhbllokimi.

E plotësuar:

IndeksOnline mëson se kamioni i dytë i cili doli nga barikada, i përket një biznesi kosovar i cili kishte mbetur i bllokuar që nga dita e hënë.