Kamioni mbetet në lloq në qendër të Prishtinës, e dëmton rëndë parkun publik

Furnizimi me mobilje të reja la pasoja të mëdha në një pronë publike në qendër të Prishtinës.
Futja e kamionit me mobilje në zonën gjelbëruese pranë zyreve të KQZ-së bëri që parku të dëmtohet tej mase.
Zona e gjlbëruar brenda pak minutash u shëndrrua në kanale të thella lloqi.
Pas disa përpjekjesj, kamioni arriti të dal nga “humnera”, por pasojat mund t’i shihni çfare kanë mbetur./Indeksonline/