75 Mall Live Search
20:27 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kamioni me drogë bën aksident me veturën e policisë

Në një përpjeke tërësisht të dështuar për të transportuar drogë fshehtas, dilerë të drogës që po vozisnin një kamionetë të mbushur me metafetaminë është aksidentuar me një veturë të policisë.

Vlera e drogës e gjtur në këtë automjet kalon shifrën e 200 milionë eurove.

Vetura e policisë ka qenë e parkuar në momentin e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në Berala të Australisë.

“Kjo ka qenë një nga konfiskimet më të lehta të drogës në histori”, ka thënë inspektori kryesor Glyn Baker.

Pamjet janë të marra nga stacioni i policisë, ku edhe ishte e parkuar vetura e aksidentuar.