15:21 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kamioni me targa të Vranjes e godet veturën në Prishtinë [Video]

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në afërsi të “Stacionit të Autobusëve” në Prishtinë.

Nga aksidenti në fjalë janë të përfshira  një kamion me targa të ‘Vranjes’  ku me ç’rast shoferi e ka goditur veturën e tipit ‘Polo’.

Nga një video që një lexues ka dërguar në redaksinë e ‘Indeksonline’ shihet se aksidenti  nuk është i natyrës së lehtë.

Por, nuk dihet se a ka të lënduar. Mirëpo, dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Më poshtë shihni pamjet:

/Indeksonline/