14:42 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / LB

Kamioni nga Maqedonia e kalon kufirin, kthehet mbrapsht nga Policia në Jarinjë

Një kamion me targa të Maqedonisë së veriut ka kaluar kufirin me Serbinë në Jarinjë.

Mirëpo Policia e Kosovës e ka kthyer të njëjtin për shkak të bllokimit të rrugës nga protestuesit serb.

Përderisa po bëhen tri ditë që kur Kosova ka filluar të zbatojë masën e reciprocitetit me Serbinë për targat.

Kurse dy rrugë, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po e kundërshtojnë këtë masë.