Kamioni përfundon jashtë aksit rrugor, shkaktohen kolona tek Hani i Elezit
Një kamion ka përfunduar jashtë rrugës në aksin rrugor Hani i Elezit-Paldenicë.
Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale shihet se vozitësi ka humbur kontrollin e kamionit dhe i njëjti ka përfunduar jashtë aksit rrugor, duke bllokuar gjithë rrugën, transmeton Indeksonline.

Si pasojë e këtij bllokimi janë shkaktuar dhe kolona të gjata në këtë pjesë./Indeksonline/

