75 Mall Live Search
10:48 / E Diele, 27 Tetor 2024 / Gj. Sh

Kamioni përplaset me një stacion autobusi, dhjetëra të plagosur, sulmuesi u vra nga civilë të armatosur

Dhjetra njerëz u plagosën sot, kur një kamion u përplas në një stacion autobusi në Izraelin qendror, thanë punonjësit izraelitë të shpëtimit.

“Për momentin po hetohen rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Stacioni ndodhet në dalje të bazës ushtarake në Ramat Asharon, në Izraelin qendror.

Policia pretendon se shoferi i kamionit është qëlluar dhe neutralizuar nga civilë të armatosur dhe e konsideron atë një sulm terrorist, sipas mediave izraelite, shkruan IndeksOnline.

Nga hetimi paraprakisht është konstatuar se autobusi është ndalur në stacionin përballë bazës për të zbritur pasagjerët. Në të njëjtën kohë, kamioni u përplas me stacionin e autobusit dhe njerëzit që qëndronin aty.

Shërbimi i Urgjencës Magen David Adom i Izraelit tha se ata po trajtonin dhjetëra njerëz në vendngjarje, të paktën katër prej të cilëve u plagosën rëndë.

Sipas pamjeve nga televizioni izraelit, një numër ambulancash ishin në vendngjarje, si dhe personeli i policisë dhe të paktën një helikopter që u hodh në pamje nga ajri.

Në të kaluarën, në Izrael ka pasur sulme nga palestinezët me makina apo kamionë.