Kamioni shkel një person te Rruga B, autoambulanca në vend ngjarje

Një aksident i rëndë ka ndodhur midis një kamioni dhe një qytetari sot rreth orës 12:00 te rruga “B”, në Prishtinë.
Një lexues për IndeksOnlinen ka thënë se i dëmtuari ka qenë një fëmijë, i cili u godit nga një kamioni derisa ishte duke u kthyer mbrapa.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa, rastin e ka konfimuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo për IndeksOnlinen ka thënë se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot reth orës 12:00, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor, lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./IndeksOnline/