75 Mall Live Search
16:50 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kamioni shkel pengesat në në ditën që vendosen, ndërkohë që vetura parkohet në rreth

Qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të shumta, derisa trafiku rrugor mbetet ai më i “prekuri”.

Përveç kolonave të shumta që krijohen, shoferë të pandërgjegjshëm vazhdojnë të thyejnë rregullat, madje edhe kur ato janë në të mirat e tyre.

Derisa komuna sot ka vendosur pengesat në pjesë të ndryshme, për siguri më të madhe në trafik, ka nga ata persona që pa fije turpi shkelin ato, transmeton Indeksonline.

Në një video mund të shihni se si një kamion shkelë pengesat tek rrethi në Lagjen e Spitalit që janë vendosur sot, derisa një veturë tjetër, parkohet në rreth./Indeksonline