Kamioni transportues përfundon jashtë rrugës në Leshan të Pejës

Një kamion transportues ka përfunduar jashtë rrugës Prishtinë-Pejë, në fshatin Leshan.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku shihet kamioni në një fushë e ku dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Nuk është njoftuar për të lënduar ndërsa në vendin e aksidentit është paraqitur edhe policia rrugore./IndeksOnline/