75 Mall Live Search
23:49 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Kamionit i del goma dhe bie drejt e në makinë

Një shofer është quajtur “personi më fatlum në botë” pasi një gomë e cila erdhi nga një kamion, u përplas në makinën e tij në autostradën M6 në Angli.

Goma u shkëput nga një HGV, kaloi pengesën qëndrore dhe u përplas në xhamin e Peugeot.

Policia e Lancashire tha se djali i shoferit kishte dashur të udhëtonte me të por fatmirësisht ai nuk e mori me vete. Supozohej se ai do ishte ulur pikërisht aty.

Shoferi lëndoi shpatullën por doli me lëndime të lehta, deklaroi Policia Rrugore e Lanashire. /IndeksOnline/