75 Mall Live Search
10:29 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / OSH

“Kamishi” dorëzon dy ankesa në PZAP

Bekim Haxhiu-Kamishi, kandidati i PDK-së në zgjedhjet e fundit ka dorëzuar sot dy ankesa në PZAP.

Ankesat kanë të bëjnë me fletëvotimet me postë dhe llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar.

“Sot kam dorëzuar dy ankesa zyrtare në PZAP kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, më 31 janar 2026.
Ankesat lidhen me:

  1. Përfshirjen e 23,323 pakove të fletëvotimeve me postë nga votimi jashtë Kosovës, të pranuara pas afatit ligjor, në kundërshtim me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme;
  2. Llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar, i cila ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura, më 28.12.2025.
    Afatet zgjedhore dhe barazia e votës nuk janë rekomandime, ato garantojnë barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.
    Asnjë vendim administrativ i KQZ-së, nuk mund të ndryshojë ligjin dhe Kushtetutën.
    Nuk kërkoj privilegj.
    Kërkoj vetëm zbatim të barabartë të ligjit dhe të Kushtetutës.
    Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë”, shkruan Bekim Haxhiu në njoftim./Indeksonline/