Kamishi i del në mbrojtje Isa Mustafës, godet prokurorin Elez Blakaj
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur gjatë seancës së sotme rreth ikjes së kosovarëve drejt Evropës.
Kamishi mori shembull rastin e ish-kryeministrit, njëherësh kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe prokurorit të Speciales, Elez Blakaj.
Ai tha se ky i fundit iku nga Kosova për Amerikë pa ndonjë arsye. Haxhiu bëri një paralale për rastin e sulmit të Mustafës dhe prokurorit që hetoi veteranët e UÇK-së.
“Nëse Prokurori është ndier i kërcënuar, atëherë Isa Mustafa ishte i sulmuar në vendin e punës, ai nuk iku. Elez Blakaj iku”, është shprehur ai.
Sipas Haxhiut, arsyeja se pse ikin nga Kosova është se BE-ja ua mohoi të drejtën që të lëvizin lirshëm.
“Pas një periudhe të gjatë izolimi ata provojnë që në formë individuale të largohen”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/