15:34 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kamishi propozon që dialogun me Serbinë ta udhëheqë Bekim Jashari

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka propozuar kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, që t’i prijë delegacionit të Kosovës në fazën e fundit të bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

“E propozoj Bekim Jasharin, sepse Familja Jashari na ka bashkuar në ditët më të vështira. Tash kemi nevojë për një udhëheqës që na unifikon dhe nuk lejon të bëhen pazare në kurriz të vendit”, ka thënë Haxhiu.

“Procesi i dialogut është shndërruar në procesin më të rëndësishëm të vendit edhe pse aty do të duhej të ishin zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia”.

“Është momenti i fundit që si klasë politike të reflektojmë. Nëse nuk arrijmë të pajtohemi mes vete atëherë si do të mund të pajtoheshim me Serbinë”, ka thënë Haxhiu ndër të tjera.