22:19 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kampi-burg i Al Hol, mbi 80 shqiptarë të bllokuar, zbulohet vendndodhja

Ekipi i A2 që ndodhet në Siri pranë kampit famkeq të ISIS ka mësuar se brenda ambienteve të tij strehohen dhe rreth 80 shtetas shqiptarë që qëndrojnë aty prej shumë kohësh. Shtetasit shqiptarë ndodhen në pjesën veri-perëndimore të kampit të Al Hol, në pjesën fundore të tij.

Ekipi i A2, nën drejtimin e gazetarit Jul Kasapi do të mundohet të krijojë kontakte me këta njerëz të bllokuar në kampin-burg për të mësuar më shumë rreth tyre, identitetin, problemet dhe si i kalojnë ditët në pritje të një zgjidhje.

Ndërkohë, i ftuar në A2, Redjon Qirjazi, drejtor i çështjeve të sigurisë, IDM, tha se autoritet shqiptare duhet të ndërhyjnë, e për këtë sipas tij ka argumente ligjore dhe humanitare.

“Ka një argument ligjor për të ndërhyrë, por ka edhe argument humanitare. Gratë shqiptare janë viktima të këtij procesi. Këta persona kanë kaluar rreziqe të jashtëzakonshme. Rrezikojnë trafikimin, ndërsa janë objekt abuzimi”, tha Redjon Qirjazi, drejtor i çështjeve të sigurisë, IDM.