Kampi stërvitor në Pejë, Kuka po i ushtron xhudistët nga disa shtete botërore

Qyteti i Pejës këtë javë është shndërruar në një qendër të vërtetë të xhudos botërore!
Nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit tonë Driton Kuka, po mbahet kampi stërvitor me pjesëmarrjen e disa prej shteteve më të fuqishme në këtë sport siç janë: Japonia, Suedia, Bosnja, Porto-Riko, Holanda, Gjermania si dhe ekipi ynë nga Kosova.
Kosova, edhe një herë, po tregon se është shtet i xhudos.