11:42 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / AR

“Kampionat rrin bashk”/ Noizy pajtohet me vëllezërit Bakaj, sqarojnë gjithçka

Tre muaj më parë përmes rrjetit social “TikTok” ndodhi një sherr mes reperit Noizy dhe boksierit, Amarildo Bakaj, i cili kishte kërcënuar reperin.

Edhe pse “lufta” nisi virtualisht, duket se dyshja tashmë kanë gjetur një rrugë paqeje.

Në platformën “TikTok” po qarkullon një video ku shihet Noizy bashkë me vëllezërit Bakaj.

“Legjendat bëhen bashkë” shkruhet në mbishkrim, ku duket se është arritur paqja mes tyre./Indeksonline/