75 Mall Live Search
21:20 / E Diele, 17 Korrik 2022 / C E

​Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë do të mbahet në Kosovë

Mes datave 22-24 korrik në ‘Holiday Resort’ të Sllatinës së Madhe, do të zë vend Kampionati Ballkanik, meshkuj dhe femra, ku do të marrin pjesë ekipet më të mira ballkanike.

Ky kampionat është vetëm vazhdimësi e organizimeve të nivelit ndërkombëtar nga Federata e Volejbollit të Kosovës.

Pritet të jetë garë jashtëzakonisht e fortë, andaj ftohen të gjithë volejbolldashësit të përcjellin nga afër ndeshjet në fushën e resortit ‘Holiday’.

FVK gjatë ditëve në vijim do të bëjë publik orarin e ndeshjeve dhe shtetet pjesëmarrëse.