22:38 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kampionati ballkanik në beach volley U22 – Kosova me tri medalje ballkanike

Nga data 23-25 Korrik 2019 në Prishtinë në fushat e sportit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve është mbajtur Kampionati Ballkanik i Beach Volley U22 meshkuj dhe femra. Ekipet kombëtare të Kosovës kanë arritur të fitojn tri medalje nga kjo garë.

Ekipi i parë i Kosovës në konkurencen e meshkujve ka arritur të fitoj medaljen e artë. Ekipi i përbërë nga dyshja Shkelqim Ismajli dhe Alfred Pllana kanë arritur të fitojnë në finale ndaj ekipit të dytë të Kosovës Adriatik Berisha dhe Art Tërstena me rezultat 2:0 në sete të cilët në gjysmëfinale mposhtën ekipin rumun. Dyshja Berisha/Tërstena arritën të fitojn vendin e dytë duke siguruar edhe medaljen e dytë për Kosovën.

Në konkurencen e femrave ekipi i Kosovës 1, Valmira Ramadani dhe Dhuratë Sylejmani pas medaljes së artë të fituar në Kampionatin Ballkanik U20, kanë vazhduar me formë të mirë. Ato arritën të fitojn vendin e dytë duke i siguruar kosovës medaljen e tretë në këtë kampionat. Dyshja kosovare në finale u mposht nga ekipi kombëtar i Rumanisë me rezultat 0:2 në sete. Duhet cekur se dushja Rumune janë fituese edhe të shumë garave ndërkombëtare.

Afër medaljes së bronztë ishte edhe ekipi i tretë i Kosovës Idrizi-Hasani i cili humbi në ndeshjen për vend të tretë nga ekipi rumun Hododi-Corcoz.

Pas përfundimit të garës u mbajt edhe ceremonia e mbylljes së kampionatit, ku për fituesit u ndanë kupa dhe medalje nga organizatori.

Kampionati Ballkanik në Beach Volley U22 – Femrat

1. Vaida Beata – Iuana Ordean ROU1

2. Dhuratë Sylejmani – Valmira Ramadani KOS 1

3. Andrea Corcoz – Iana Hododi ROU2

Kampionati Ballkanik në Beach Volley U22 – Meshkujt

1. Shkelqim Ismajli – Alfred Pllana  KOS1

2. Art Tërstena – Adriatik Berisha KOS2

3. Cristan Andrei – Grigore Andrei ROU/Indeksonline/