75 Mall Live Search
13:24 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Kampionati Europian: Nora Gjakova në gjysmëfinale, e mposht xhudisten ruse

Nora Gjakova ka shënuar fitore në çerekfinale në Kampionatin Europian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Xhudistja kosovare në kategorinë 57-kilogram mposhti m IPPON xhudisten nga Rusia, Darla Mezhetskaia, shkruan IndeksOnline

Gjakova tani është kualifikuar në gjysmëfinale dhe pret për ta mësuar kundërshtaren e radhës. Në rrethin e tretë kosovarja e kishte mposhtur spanjollen, Mscaro Ubasart.