15:56 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kampionati më interesant në Evropë, katër skuadrat lidere i kanë nga 59 pikë!

Derisa po zhvillohet java e 28-të në super ligën Suedeze, katër skuadra po luftojnë për primatin e të parit, besoni ose jo Hammarby, Malmo, Djugarden dhe AIK, kanë pikë të barabarta nga 59 sosh.

Diferencën e bën vetëm gol dallimi, përparësia e vetme shkon për Djugarden që ka një lojë më pak, që e zhvillon sot kundër Goteborgut në udhëtim.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu luajtur, kurrë më parë si në këtë kampionat golat mund të vendosin kampionin, edhe atë jo mes dy por mes katër skuadrave. /IndeksOnline/