Kampionatit rus i shtohet edhe një futbollist kosovar

Sulmuesi Ylldren Ibrahimaj do të largohet nga Norvegjia në këtë afat kalimtar.
Mediat lokale raportojnë se sulmuesi nga Kosova do të transferohet te ekipi rus Ural Yekaterinburg, që bën gara në Premier Ligë.
Edicionin e kaluar, Ibrahimaj pati sezonin më produktiv te Vikingu duke shënuar 7 gola në 27 ndeshje, shkruan Indeksonline.
25 vjeçari është reprezentuesi i Kosovës.
Ai kishte luajtur 45 minuta në ndeshjen miqësore kundër Suedisë në Katar.
/Indeksonline/