75 Mall Live Search
14:24 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / C E

Kampionët e Botës prezantojnë listën për ndeshjet e shtatorit

Didier Deschampsi ka prezantuar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Trajneri i Kampionëve të Botës ka vendosur ta kthejë në skuadër Rabiotin si dhe për herë të parë ka ftuar Houssem Aouar (Lyon), Camavinga (Rennes) dhe Dayot Upamecano (Leipzig).

Më poshtë është lisa me futbollistët e ftuar:

Llorisi, Maignani, Mandanda – Digne, Duboisi, L. Hernandezi, Kimpembe, Lengleti, F. Mendy, Upamecano, Varane – Camavinga, Kanté, Nzonzi, Rabioti, Sissoko – Aouari, Ben Yedderi, Giroudi, Griezmanni, Ikoné, Martiali, Mbappé.

Franca do të luajë me Suedinë me 5 shtator dhe kundër Kroacisë më 8 shtator. /IndeksOnline/