13:56 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kampionët e botës “zbarkojnë” në Shqipëri

Kombëtarja e Francës ka arritur në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri. Kampionët në fuqi të botës tashmë kanë zbritur nga aeroplani dhe janë nisur drejt hotelit ku do të akomodohen.

Shqipëria do të presë Francën në stadiumin e ri Arena Kombëtare të dielën në orën 20:45, për ndeshjen e fundit të vlefshme të grupeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Trajneri i francezëve, Didier Deschamps, do ta mbajë një konferencë për media sot gjatë ditës.