75 Mall Live Search
23:03 / E Diele, 15 Qershor 2025 / L A

Kampionët e Evropës e nisin me fitore Botërorin e Klubeve, mposhtin Atletico Madridin

Ka përfunduar ndeshja e Botërorit të Klubeve mes PSG-së dhe Atletico Madridit.

Ishin kampionët e Evropës, ata që ja dolën të jenë triumfues në këtë duel të cilët fituan me rezultat 4-0.

Golat u realizuan nga Fabian Ruiz, në minutën e 19-të, Vitinha në fund të pjesës së parë, Mayulu në minutën e 87-të dhe Lee nga penalltia në fund të ndeshjes.

Ndeshjen e ardhshme, PSG do ta zhvillojë ndaj Botafogos, ndërsa Atletico ndaj Seattle Sounders./IndeksOnline/