13:41 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Kampionët e Evropës i ofrojnë kontratë afatgjate sulmuesit shqiptar

Chelsea s’e ka në plan ta lëshojë sulmuesi shqiptar, Armando Broja. Kampionët e Evropës i kanë ofruar Brojës kontratë të re.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026.

Broja ka patur sezon të shkëlqyer vitin e kaluar si huazim te Vitesse.

19 vjeçari pritet të jetë në ndeshjet parasezonale me Chelsean.

Megjithatë, Broja edhe sezonin e ardhshëm me shumë gjasë do të huazohet te ndonjë skuadër evropiane./Indeksonline/