Kampionët e komplikojnë situatën, gjithçka vendoset në javën e fundit
Liverpooli ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit.
Mertens kaloi italianët në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e barazoi Lovren në minutën e 65-të të ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër, Salzburg mposhti Genkin me rezultat 1-4.
Golat për austriakët i realizuan Daka (43′), Minamino (45′), Hee-Chan (69′) dhe Haaland (87′).
Ndërsa golin e vetëm për belgët e shënoi Samata në minutën e 85-të.
Tabela:
Liverpooli është në vendin e parë me 10 pikë, Napoli e dyta me 9 pikë, Salzburg në vendin e tretë me 7 pikë ndërsa Genk e fundit me 1 pikë.
Në xhiron e fundit, Salzburg luan me Liverpoolin ndërsa Napoli ndeshet me Genk. /IndeksOnline/