75 Mall Live Search
19:10 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Kampionet e Kosovës në hendboll bëhen me shtëpi të re, e nisin me fitore bindëse

Klubi i Hendbollit i Femrave, Istogu nga tani e tutje ndeshjet në shtëpi do t’i zhvilloj në palestrën “Dresha”.

Kampionët në fuqi e kanë nisur mbarë në shtëpinë e re, ku kanë debutuar me fitore, shkruan Indeksonline.

KHF Istogu ka mposhtur bindshëm KHF Shqiponjat nga Gjakova me rezultat 32-9.

Me këtë fitore, Istogu merr pozitën e parë në tabelën e Superligës me 22 pikë, aq sa ka edhe Prishtina e Ferizaj por me golaverazh më të mirë. /IndeksOnline/