19:31 / E Diele, 05 Korrik 2020 / C E

Kampionët e Premierligës rikthehen te fitorja, mposhtin Aston Villën

Liverpooli është rikthyer te fitorja pas humbjes nga Manchester City.

Skuadra e Klopp ka mposhtur Aston Villën me rezultat 2-0 në ndeshjen xhiros së 33-të të Premierligës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Sadio Mane në minutën e 71-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Curtis Jones në minutën e 89-të të ndeshjes.

Kampionët e Premierligës tashmë kanë 89 pikë të grumbulluara, aktualisht 23 më shumë se Manchester City. /IndeksOnline/