Kampionët gjejnë fitoren e parë, Interi i fortë për Leccen

Interi e ka gjetur fitoren e parë në sezonin e ri.
Pas barazimit në ndeshjen e parë, zikaltërit mposhtën Leccen me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të Serie A.
Golat për Interin i shënuan Darmian në minutën e pestë si dhe Calhanoglu nga penalltia në minutën e 69-të të ndeshjes.
Pas dy ndeshjesh, Interi ka grumbulluar 4 pikë dhe përkohësisht është në krye të tabelës me 4 pikë bashkë me Genoan Udinesen dhe Parmën. /IndeksOnline/