Kampionët në fuqi fitojnë lehtë por mbajnë kreun
Liverpooli ka mposhtur Genkin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Liverppol kaloi në epërsi në minutën e 14-të me golin e Wijnaldum.
Rezultatin e barazoi Samata në minutën e 41-të të ndeshjes.
Golin e fitores për kampionët në fuqi e shënoi Oxlande-Chamberlain në minutën e 53-të.
Në ndeshjen tjetër, Napoli dhe Salzburg kanë barazuar me rezultat 1-1.
Liverpooli është në vendin e parë me 9 pikë, një më shumë se Napoli në vendin e dytë. Salzburg është në vendin e tretë me 4 pikë derisa Genk në fund të tabelës me 1 pikë. /IndeksOnline/