75 Mall Live Search
10:32 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / OSH

Kampionet Nora Gjakova e Distria Krasniqi shpërblehen me nga 10 mijë euro nga Komiteti Olimpik

Komiteti Olimpik i Kosovës shpërblen me nga 10 mijë euro vajzave që sollën medaljet e arta nga lojërat olimpike në Tokyo, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, transmeton Indeksonline.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, KOK, ka njoftuar se krahas medalisteve të arta edhe trajneri i tyre, Driton Kuka, do të shpërblehet me 5 mijë euro.

Ndërsa, nëntë sportistët tjerë pjesmarrës sipas KOK do të shpërblehen me nga 500 euro.

Postimi i plotë:

KOK shpërblen me nga 1️⃣0️⃣ mijë euro kampionet olimpike, Distria Krasniqi🥇 dhe Nora Gjakova🥇Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, me në krye presidentin Ismet Krasniqi, ka vendosur të shpërblejë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike Tokio 2020.Të dy medalistet e arta olimpike do të shpërblehen me nga 10 mijë euro. Krahas tyre, me shumën në vlerë prej 5 mijë euro është shpërblyer trajneri i kampioneve olimpike, Driton Kuka.Po ashtu, Bordi Ekzekutiv vendosi që nëntë sportistët tjerë, pjesëmarrës në LO Tokio 2020, të shpërblehen me nga 500 euro.Krahas shpërblimit të KOK, kampionet olimpike, po ashtu do të marrin edhe shpërblimin nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në rregulloren për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare.