16:16 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kampioni aktual pa një ndër futbollistët kryesor, kundër Gjilanit

Edicionin e kaluar Feronikeli u bë kampion dhe gjatë tërë stinorit pati vetëm 3 humbje. Sivjet vetëm brenda 9 xhirove të para ka pësuar kaq humbje.

Skuadra e Dejan Vukiceviq këtë javë ballafaqohet me Gjilanin në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas dhe kërkon t’i jap fund serisë prej dy ndeshjeve pa fitore, nga të cilat ka marrë vetëm 1 pikë.

Qendër mbrojtësi Arbër Prekazi ka zgjatur muskulin dhe nuk do të jetë i gatshëm për lojë. Por lajm i mirë për kampionin aktual është rikhtimi i kapitenit Lapidar Lladrovci që kë 1 muaj pa ndeshje, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër ekipi i Gentjan Mezanit ka 2 pikë më tepër se “Nikli” dhe gjendet në vendin e 3-të në tabelë me 18 pikë dhe sivjet synim është garimi në arenën ndërkombëtare.

“Skifterat” do të jenë të hendikepuar në këtë ndeshje pasi do të mungojnë tre futbollist të rëndësishëm. Ylli Shameti, Oltion Rapa edhe Kushtrim Shabani. 

Ndeshja Feronikeli – Gjilani zhvillohet të premten nga ora 14:00.