Kampioni Botëror i Muay Thai, Luan Rudaj synon ta mbrojë titullin e tij në Palestrën e Sporteve në Malishevë

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet Kampionati Botëror i Muay Thai.
Ky event do të mbahet në qytetin e Malishevës, në palestrën e Sporteve “Habib Zogaj”, me 11 nëntor, në bashkëpunim me organizatët botërore të arteve marciale WBC Muay Thai, shkruan IndeksOnline.
Dueli kryesor i mbrëmjes do të jetë ai i sportistit të arteve marciale nga Malisheva, Luan Rudaj, i cili do të mbroj titullin e kampionit të Botës.
Ai është shprehur i lumtur me përkrahjen e madhe që ka marr dhe beson në fitore për të shkruar historinë.
“Me besim, unë shoh përpara në mbështetjen e madhe që kam marrë nga vendi im dhe ndjehem i nderuar që të luftoj këtë betejë kyçe të karrierës sime para jush. Do të fitojmë këtë betejë së bashku dhe do të shkruajmë histori.”, ka thënë Rudaj.
Emri i kundërshtarit do të bëhet i ditur në ditët në vazhdim./IndeksOnline/