Kampioni e nis me fitore Botërorin “Katar 2022”

Kombëtarja e Francës e ka nisur me fitore aventurën për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Pas plot 90’ minutave lojë dhe shtatë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Al Janoub “ u shënuan plot gjashtë gola, ku Franca e ka deklasuar Australinë duke e mposhtur 5:1.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi Craig Goodwin, i cili kaloi Australinë në epërsi prej 1:0 në minutën e 9’ të ndeshjes.
Franca arriti t’i kundërpërgjigjet australianëve dhe ta gjej golin e barazimit, ku Adrien Rabiot shënon në minutën e 27’ për 1:1.
Francezët nuk u ndalën me kaq dhe arritën ta përmbysin rezultatin përmes golit të Olivier Giroud, i cili kaloi Francën në epërsi prej 2:1 në minutën e 32’ të ndeshjes.
Franca e vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, ku gjeti dy gola të tjerë përmes Kylian Mbappe (minuta e 68’) dhe Olivier Giroud (minuta e 71’), të cilët u përkujdesën për rezultatin final 5:1.
Kampioni e nis me fitore aventurën për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës, ndërsa tani ngjitet në pozitën e parë me tre pikë, dy sosh më shumë se Danimarka e Tunizia.
Rezultati final, 5:1 në favor të Francës.