75 Mall Live Search
20:50 / E Premte, 22 Shtator 2023 / Gj. Sh

Kampioni e nis me fitore sezonin e ri, deklason Vëllaznimin

KB Peja e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Kampioni në fuqi, mposhti në palestrën “Karagaçi”, skuadrën e Vëllaznimit, me rezultat të thellë 82-62 (17-22; 23-17; 29-16; 137-7), shkruan IndeksOnline.

Basketbollisti më i dalluar te Peja ishte Back Tervell me 20 pikë, i ndihmuar nga Justin Davis me 12 pikë dhe Arian Qallakaj kontriboi me 10 sosh.

Te Vëllaznimi u dallua Jalen Ray me 19 pikë, Jordan Dallas kontriboi me 15 pikë ndërsa Samuel Sessoms me 10 sosh./IndeksOnline/