Kampioni Feronikeli kërkon të këndellet në Vushtrri
Ndeshja e parë e javës së 11-të në Superligë zhvillohet sot nga ora 14:00 në stadiumin “Ferki Aliu” në mes Vushtrrisë dhe Feronikelit.
Dy skuadrat do të kërkojnë fitoren, pas një kohë relativisht të gjatë. Vushtrria nuk ka fituar në 6 ndeshjet e fundit, ndërsa Feronikeli në 3 të fundit.
Trajnerët Antionio Toma dhe Dejan Vukiceviq tashmë kanë vendosur për përbërjet standarde.
Vushtrria: Tahiri, Maxhuni, Gashi, Shala, Raboshta, Halimi, Izmaku, Muçaj, Hoxhaj, Vinicius, Gavazaj. Kryetrajner: Antonio Toma
Feronikeli: Smakiqi, Dabiqaj, Lladrovci, Thaqi, Fazliu, Da Silva, Bojku, Islami, Rexha, Krkotic, Hoxha. Kryetrajner: Dejan Vukiçeviq
Gjyqtarë: Gramos Shala, Fatmir Abrashi, Alban Ejupi, Kreshnik Vula.