Kampioni i botës më Argjentinën transferohet te skuadra e Premierligës

Kampioni i botës me Argjentinën, Gonzalo Montiel karrierën do ta vazhdojë në Premierligën Angleze.
Nottingham Forest ka rënë dakord për një marrëveshje prej 13 milionë eurosh për mbrojtësin e djathtë argjentinas.
26 vjeçari do të braktisë Sevillën pas marrëveshjes mes dy skuadrave.
Montiel kishte shënuar dy penallti vendimtare në dy finale, në finalen e Botërorit ndaj Francës dhe në finaen e Europa League sezonin e kaluar pasi Sevilla mundi Romën./Indeksonline/