Kampioni i Botës me Gjermaninë jep lajmin e papritur

Ish-Kampioni i Botës me Kombëatare e Gjermanisë, Jerome Boateng, po tërhiqet nga futbolli aktiv.
Mbrojtësi 37-vjeçar e lajmëroi këtë vendim sot në profilin e tij në Instagram, shkruan IndeksOnline.
Boateng ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014 në Brazil, por tani ka ardhur koha e pensionimit.
“Familja. Miqtë. Tifozët. Është koha. Kam diçka për t’ju thënë…”, shkroi ai.
Boateng e nisi karrierën te Hertha Berlin, luajti në Hamburg e Mnchester City, por kulmin e arriti sa ishte pjesë e Bayern Munich për plot 10 vite.
Pastaj karrierën e vazhdoi në Lyon e Salernitana, derisa sezonin e fundit ishte pjesë e LASK Linz./IndeksOnline/
