75 Mall Live Search
15:36 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kampioni i botës me Gjermaninë tërhiqet papritur nga futbolli

Benedikt Howedes, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, tërhiqet nga futbolli për arsye familjare. 32-vjeçari mbylli marrëveshjen me Lokomotivën e Moskës me konsensus të dyanshëm muajin e kaluar, teksa kampionati rus ishte i pezulluar për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Howedes ka deklaruar gjatë një interviste për revistën gjermane “Der Spiegel” se tani, krejt papritur, po e ndien të parëndësisshëm futbollin. Mbrojtësi i rritur te Schalke, ka veshur edhe fanellën e Juventusit në sezonin 2017-18. Howedes u transferua në Rusia te Lokomotiva e Moskës në vitin 2018.

“Kam dashur të luaj futboll deri në fund. Është e vështirë të tërhiqesh, por ndoshta koronavirusi dhe ndeshjet me dyer të mbylluara ishin mesazhi që duhet të largohesha nga futbolli i luajtur. Paratë nuk janë të rëndësishme për mua, kam bërë mjaft para”, deklaroi ish-mbrojtësi gjerman.