Kampioni i Botës në tetë kategori të ndryshme pensionohet nga boksi

Kampioni botëror me tetë divizione, Manny Pacquiao ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi aktiv.
42 vjeçari përfundoi karrierën e tij 26-vjeçare, me 72 ndeshje me 62 fitore, tetë humbje dhe dy barazime.
Pacquiao është luftëtari i vetëm në histori që ka fituar tituj në tetë klasa të ndryshme peshe.
“Ndërsa i vari dorezat e boksit, do të doja të falënderoja të gjithë botën, veçanërisht popullin filipinas që mbështetën Manny Pacquiao. Lamtumirë boksit. Është e vështirë për mua të pranoj që koha ime si boksier ka mbaruar. Sot po njoftoj pensionin tim“, tha 42-vjeçari në një video 14-minutëshe të postuar në faqen e tij në Facebook. /IndeksOnline/
To the greatest fans and the greatest sport in the world, thank you! Thank you for all the wonderful memories. This is the hardest decision I’ve ever made, but I’m at peace with it. Chase your dreams, work hard, and watch what happens. Good bye boxing. https://t.co/Bde4wO82sA
— Manny Pacquiao (@MannyPacquiao) September 29, 2021