75 Mall Live Search
09:09 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Kampioni i botës para ringut shfaqet në skenë me këngën e Flori Mumajesit!

Këngët e Flori Mumajesit edhe më herët e kanë treguar se i tejkalojnë kufijtë shqiptarë.
Projektet e tij duket se janë të destinuara të pëlqehen edhe nga të huajt. Rasti i fundit dhe befasues është me Jonny Jones i cili mesa duket pëlqen këngën “Nallane 3”, bashkëpunimin e Flori Mumajesit, Arilena Arës dhe Dj Vicky-t, deri në atë pikë sa nuk duhet të befasoheni nëse ai në ndeshjen e ardhshme del në ring me hitin shqiptar në sfond.

Jonny Bones (Jones) është dy herë kampion bote i UFC Light Heavyweight.
Përveç titullit si kampion në MMA (mixed martial art) ai është gjithashtu kampioni më i ri në botë pasi ishte vetëm 23 vjeç kur e mori për herë të parë këtë titull.

Aktualisht po mbahet “Fight Week” në Las Vegas dhe më datë 2 mars Jonny do të ketë ndeshjen e rradhës. Pak më parë ai ka ndarë në rrjete sociale një video ku tregon se është duke pritur ndeshjen e nesërme. Ajo që tërheq vëmendjen është se kënga e vendosur në sfond prej tij është pikërisht “Nallane 3” e Flori Mumajesit.
Kujt ja merrte mendja se një këngë shqip do të pushtonte edhe ringun e MMA-së në Las Vegas./Blitz