75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / G T

Kampioni i botës Usyk u arrestua në Poloni, e liroi një mesazh i Zelensky-t

Kampioni i botës në boks, Oleksandr Usyk u arrestua dje gjatë ditës në aeroportin e Krakovës në Poloni.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet se boksieri i kishte të vendosura prangat dhe po shoqërohej nga policia, shkruan Indeksonline

Megjithatë, nuk vonoi shumë Usyk u lirua pasi sipas tij gjithçka ishte një keqkuptim.

“Të dashur miq, ka ndodhur një keqkuptim. Ai u zgjidh shpejt. Faleminderit të gjithëve që u shqetësuat”!, ka shkruar në rrjetet sociale boksieri ukrainas

Nga ana tjetër, mësohet se në këtë rast lirimi ndikoi edhe një mesazh i dërguar nga presidenti i Ukrainës, Zelensky.

Usyk është kampion bote në peshat e rënda pa pësuar asnjë humbje në karrierën e tij. Ai do ta ketë një “rematch” me boksierin nga Britania e Madhe, Tyson Fury – “luftë” kjo që do të zhvillohet më 21 dhjetor të këtij viti./Indeksonline./