Kampioni i Botës vjen në Kosovë, do të dekorohet nga presidenti

Kampioni i Botës në Boks, Haxhi Krasniqi, ka ardhur në Kosovë për t’i prezantuar titujt e fituar të shtunën mbrëma.
Boksieri nga Juniku është parë në objektin e Presidencës.
Indeksonline mëson se junikasi do të dekorohet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Krasniqi të shtunën ka fituar titullin e Botës në pesha të mesme pasi ka nokautuar Dominic Boselin.
Haxhi Krasniqi asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen e tij dhe gjithmonë është shprehur i gatshëm që një ditë të boksojë në Kosovë. /IndeksOnline/
