Kampioni i Evropës mund të eliminohet sonte nga Liga e Kampionëve, ja si ndodh kjo
Liverpooli do të mundohet që në xhiron e fundit të fazës së grupeve ta sigurojë kualifikimin në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.
“Të kuqtë” janë lider në grupin E dhe me një barazim eventual sonte kundër Salzburgut, do të avansonin më tej, transmeton Indeksonline.
Megjithatë edhe ekipi austriak ka gjasa për kualifikim, por i duhet vetëm fitorja dhe asnjë rezultat tjetër.
Nëse Salzburgu arrinë triumfin, ndërsa Napoli barazon apo fiton kundër Genkut, Liverpooli do të eliminohej nga Liga e Kampionëve.
Dy ndeshjet në fjalë zhvillohen sonte nga ora 18:55.
/Indeksonline/