75 Mall Live Search
23:08 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kampioni i Kosovës po bëhet gati për Champions League, afër nënshkrimit me mesfushorin e Dritës

Mesfushorit të Dritës, Endrit Krasniqi i ka skaduar kontrata.

Indeksonline mëson që ai është në negociata me Feronikelin për të nënshkruar kontratë një vjeçare.

Ka mundësi që marrëveshja të finalizohet gjatë kësaj jave. Megjithatë për shërbimet e Krasniqit është interesuar edhe Prishtina.

Kujtojmë që 24 vjeçari ka qenë pjesë e Prishtinës në të kaluarën por nuk ishte ndarë shumë mirë me ‘bardhë e kaltërit’ në kohën e trajnerit Arsim Thaçi. /Indeksonline/