75 Mall Live Search
16:25 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Kampioni i UFC-së i del në mbështetje McGregorit: Mendoj se ai duhet të rilindë!

Ditën e diele, McGregor u mposhtë me nokaut nga luftëtari, Dustin Poirier në një ndeshje të madhe të UFC-së.

Irlandezi, u mposht në rundin e dytë në Abu Dhabi, pasi Poirier ia lëndoi keq këmbën, shkruan IndeksOnline

Kjo ndeshje ishte një befasi për të gjithë, pasi figura të mëdha kritikuan ashpër McGregorin  për luftën e tij.

Por, në mbrojtje atij i doli Georges St-Pierre, kampion i botës në peshën e tij, ku tha se ishte i befasuar se si McGregor u mposht me nokaut.

“Unë mendoj se ai duhet të rilindë,” tha St-Pierre. 

“Ai duhet të ndryshojë gjërat në trajnimin e tij dhe në jetën e tij që ai beson se ishin shkaqet e dështimit të tij. Nuk ka rëndësi nëse është e vërtetë apo jo ai duhet të punojë”, u shpreh ai.