75 Mall Live Search
17:57 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Kampioni italian luftoi Covidin në QKUK

Antonio Stasi është italin, ai në Bindisi u takua me një vazjë nga Prishtina që punonte dhe jetonte në Itali. Kësisoj historia e tyre si në përralla, ata u dashuruan dhe jetuan së bashku në Itali për disa kohë.
Pas insistimit të së dashurës së tij, që të kthehej në Kosovë, ai nuk mundi kurrsesi të ndahet nga ajo dhe vendosi që të vijë të jetojë në Kosovë së bashku me të dashurën e tij.

Dashuria gati sa ja morri jetën

Ata vendosën që të jetojnë në Prishtinë, në vitin më të keq që është duke përjetuar e gjithë bota, në vitin e pandemisë COVID 19, që kishe përfshirë edhe Kosovën.
Antonio u infektua me COVID 19, që gati ja morri jetën, ajo që ka përjtuar gjatë trajtimit të tij, ka qenë gati si në ferr dhe kthimi në parajsë.

Ai është trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë për 45 ditë dhe pas shumë vujtjeve ia ka arritur që të shërohet.


Antonio për InkesOnline, thotë se jeta e tij nga parajsa u kthye në ferr dhe nga ferri në parajsë. Për shërimin e tij ai ka falenderuar personelin shëndetësor të Klinikës Infektive në QKUK, që kanë bërë gjithcka që ai t’i kthehet jetës normale.

Antonio me profeson është aktor, producent dhe ka qenë kampion në Bodybillding.

Kërshëria e profesionit të tij ka bërë që ai t’ia bëj regjinë e filmit të transformimit të jetës së tij gjatë ballafaqimit me koronavirusin.