75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / C E

Kampioni në fuqi i US Open tërhiqet nga turneu, mbyll para kohe sezonin

Tenisti austriak Dominic Thiem, numri 6 në botë dhe kampion në fuqi i grand slam të US Open, nuk do të luajë më asnjë ndeshje këtë sezon. Për pasojë, ai nuk do të mbrojë trofeun në turneun e US Open, që zhvillohet në Nju Jork, duke nisur nga 30 gushti.

Ky sezon ka qenë shumjë i errët për tenisitn 26-vjeçar, që duket se nuk e përballoi dot suksesin, pasi ka deklaruar se vuan nga një krizë depresioni, duke mos patur as motiv për të luajtur. Në Roland Garros, turne ku dy herë ka dalë në finale, ai u eliminua që në raundin e parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan: “Jam i dëmtuar, pasi kam ende dhimbje në pulsin e dorës dhe nuk jam në 100% të formës. Fola me mjekët dhe më këshilluan të qëndroj pushim, për të patur më shumë kohë për të rikuperuar. Më vjen keq që nuk do të mbroj titullin në US Open. Kam një karrierë të gjatë përpara, ndaj do të kthehem të luaj vitin tjetër”, tha Thiem.